Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku u kthye në “Giuseppe Meazza” pas një viti në Chelsea, por u shfaq në mbipeshë të madhe dhe do të duhet ta rregullojë.
Lukaku kishte një sezon për të harruar te Chelsea, ndërsa te Interi shihet ende si hero. Ai u solli atyre titullin sezonin e kaluar dhe ata shpresojnë se ai mund ta bëjë përsëri. Sidoqoftë, ai duhet të përgatitet mirë.
Belgu ka pasur problem me peshën e tepërt edhe më herët në karrierën e tij, por këtë verë e ka tepruar vërtet.
Romelu Lukaku is overweight.
The big Belgian has been put on strict diet and intense fitness programs to get him back to shape ahead of next seasonhttps://t.co/hiZFwvWuZN
— Sports Brief (@sportsbriefcom) July 22, 2022
Mediat italiane theksojnë se ai i ka lënë të gjithë të ‘mahnitur’ kur është paraqitur në stërvitje dhe se klubi ka ndërmarrë hapat e duhur për ta përgatitur sa më mirë.
Lukaku pranoi një program diete të përshkruar nga nutricionistët specialë, ku ai duhet të bie në 101 kg. Vlerësohet se Lukaku punon më mirë me 101 kg peshë.
Mediat italiane nuk deshën të zbulojnë detajet, se sa kilogramë peshon aktualisht sulmuesi belg, por u raportua se e kishte tepruar dhe se aktualisht është në një dietë të rreptë.
Problemi në Angli ishte se Lukaku po punonte për të fituar sa më shumë muskuj. Ai përdori një dietë të ndryshme dhe pati pasoja. Në Inter i dhanë një regjim të tillë që u bë më shpërthyes dhe këtë do ta bëjnë sërish.
Nutricionistët e punësuar nga Interi do të heqin nga dieta e Lukakut patatet, ushqimet e skuqura, pijet e gazuara dhe alkoolike. Nga ana tjetër, ata do ta ushqejnë me sallata, peshk dhe pulë./Telegrafi/