Banorët e Big Brother VIP Albania ditën e djeshme (e premte) janë vënë përball një sfide të rezistencës.
Në oborrin e shtëpisë u vendos një strukturë, në të cilën ndodheshin 13 llamba dhe 13 butona për secilin banorë.
Në momentin që butoni shtypej, ai bëhej i kuq dhe kur lëshohej kthehej në gjendjen fillestare, në ngjyrë të gjelbër. Personi i cili reziston më gjatë duke mbajtur butonin shtypur, do të fitojë 2 mijë e 500 euro.
Për të mos hequr dorë nga kjo sfidë, këngëtari Luiz Ejlli urinoi në oborr, në sy të banorëve i mbuluar me batanije.
Ky veprim i tij ka irrituar tej mase Kiarën e cila ka debatuar me të pasi ai u skualifikua nga loja pas lëshimit të butonit në një moment.
Kiara tha se ndihet keq nga veprimi I tij dhe sipas saj ai është në gjendej të bëjë çdo gjë për të fituar, gjë që ajo nuk e pëlqen.
“Luiz për aq kohë që kohë sa t’u afrova dhe të dhashë diçka më shumë se vetja ime në këtë pikë ndihem sikur je i aftë të bësh gjithçka për të fituar lojën nga ana tjetër jam një person që kam shumë barriera dhe kur shoh gjëra të tilla stepem, jo se je ti gabim se je i lirë të bësh çfarë të duash. Të thash mos e bëjë këtë, hiq dorë, ti doje ta bëje është e drejta jote, thjesht ndihem keq”, u shpreh Kiara.
Pas këtij debati, Luizi pranoi para Kiarës që veprimi i urinimit ishte i montuar nga ai vetëm për t’i vënë banorët e tjerë në lojë.
Dyshja ndërkohë prej ditësh janë zyrtarisht çift dhe ky është debati i parë mes tyre që kur dhuruan puthjen e parë.
Ata në mbrëmjen e së mërkurës organizuan një “dasmë” brenda shtëpisë në kuadër të lojës së Big Brother VIP Albania e që shënoi edhe fillimin e një lidhjeje për ta. /Telegrafi/