Sfidat e lojërat e ndryshme po vazhdojnë të jenë të pranishme thuajse çdo ditë në Big Brother VIP Albania.
‘Vëllai i Madh’ ditë më parë ka caktuar një lojë për banorët, të cilët kanë treguar disa nga sekretet e tyre por në formë anonimi.
Ndërkaq, ditën e sotme (e premte) u lexua një zarf nga Deamishel, ku zbulohen konkurrentët që kanë gjetur më shumë sekrete e më pas janë thënë edhe sekretet e tyre.
“Kam tentuar të bëj vetëvrasje”, ka qenë sekreti i artistit shkodran, Luiz Ejlli, që pak a shumë e bëri të ditur edhe atë natë.
Banorët më tej kanë vazhduar të komentojnë këtë, gjersa Olta Gixhari tha se është duke u viktimizuar.
Të tjerët po ashtu treguan disa sekrete që kishin të bënin me gjërat që ju kanë ndodhur në jetë.
Në nominim për të dalë të shtunën janë: Antoneta Koci, Keisi Medini dhe Qetsor Ferunaj. /Telegrafi/