Paris Saint Germain janë duke kërkuar të përforcohen në repartin ofensivë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kampioni në fuqi i Francës është i interesuar për anësorin e Real Madridit, Rodrygo, sipas El Gol Digital .
Mediumi në fjalë pretendon se trajneri i PSG-së, Luis Enrique e telefonoi personalisht brazilianin dhe e siguroi atë se ai mund të siguronte një rol titullar në pozicionin që preferon.
Besohet se Rodrygo ka shprehur dëshirën për të luajtur në krahun e majtë, pozicion ky i zënë aktualisht nga Vinicius Junior te Real Madrid.
Për më tepër, raportet sugjerojnë se Real Madrid mund të jetë i hapur për të shitur Rodrygo, duke ngjallur interes nga klube të tjera.
Manchester City thuhet se po eksploron mundësinë e një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Rodrygo dhe një tjetër anësor brazilian, Savinho.
Gjithsesi kur afati kalimtar është drejt fundit, me shumë gjasë klubet do të rikthehen në verë për të diskutuar një marrëveshje mes tyre.
24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje në të gjitha garat me Real Madridin, ku ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/