Federata Spanjolle e Futbollit të hënën ka njoftuar për rinovimin e kontratës së përzgjedhësit Luis de la Fuente.
Luis de la Fuente do të jetë në krye të përfaqësueses së Spanjës deri në vitin 2028.
63-vjeçari De la Fuente e udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Evropianin “Gjermania 2024”.
Don Luis de la Fuente. 🇪🇸 pic.twitter.com/trstQAWH5a
— Copa Mundial FIFA 🏆 (@fifaworldcup_es) January 27, 2025
Drejtimin e Spanjës e mori në verën e vitit 2023. Deri më tani e ka udhëhequr përfaqësuesen në 27 ndeshje duke regjistruar 23 fitore, dy barazime dhe dy humbje.
De la Fuente e drejtoi Spanjën edhe për një periudhë të shkurtër, nga qershori i vitit 2021 deri në muajin gusht të atij viti. /Telegrafi/