Site icon Telegrafi

Luftimi i krimit dhe kontrabandës, gjatë vitit u arrestuan tre mijë persona në mesin e tyre 288 zyrtarë publik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, ka folur për zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit dhe kontrabandës.

Kurti ka thënë se në MPB kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin përfshirë edhe veriun.

“Zgjedhjet dhe referendumi i Serbisë që mbaheshin në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë, nuk u lejua. Janë mbyllur 16 rrugë ilegale, dhe kanë filluar patrullimet e rregullta ujore në liqenin e Ujmanit”,ka thënë Kurti.

Kryeministri bëri të ditur se janë kryer 850 operacione kundër krimit dhe kontrabandës.

“3 mijë e 5 persona janë arrestuar, prej të cilëve 288 janë zyrtarë publik. Janë shkatërruar 69 grupe kriminale dhe janë konfiskuar 1.9 ton substancë narkotike”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version