Site icon Telegrafi

Luftë e çmendur për ‘Këpucën e Artë’ (Foto)

Gara për Këpucën e Artë në Evropë është më emocionuese dhe më e ngushtë kurrë.

Rivaliteti mes Cristiano Ronaldos, Luis Suarezit, Gonzalo Higuainit, Jonasit të Benficas, por edhe Lionel Messit në kampionatet më të forta evropiane, për bëhet i frikshëm.

Falë katër golave të realizuar ndaj Celta Vigos, Ronaldo kryeson jo vetëm listën e golashënuesve në La Liga, por edhe garën e sulmuese që pretendojnë ‘Këpucën e Artë’ në Evropë me 27 gola.

Gjithsesi avantazhi i portugezit është minimal, sepse sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ai i Napolit Gonzalo Higuain dhe sulmuesi i Benficës, Jonas kanë shënuar vetëm një gol me pak, ndaj me të drejtë e pretendojnë këtë çmim individual.

Luis Suarez of FC Barcelona during the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and Leon F.C. at Camp Nou on august 18, 2014 in Barcelona, Spain(Photo by VI Images via Getty Images)

Në sezonin 2013-2014 ishte Suarez, i cili në atë kohë luante për Liverpoolin, e ka ndarë këtë çmim pikërisht me Ronaldon.

Uruguaiani kishte tri ndeshje pa shënuar para se të realizonte golin e 4-0 me Eibar.

Edhe Higuain dhe Jonas Goncalves po zhvillojnë sezonin më të mirë në karrierën e tyre, pasi po shënojnë me një ritëm të çmendur.

Argjentinasi ka kryesuar gjatë gjithë kohës listën e golashënuesve në Evropë, por në javët e fundit Ronaldo dhe Suarez e kanë rikuperuar shumë shpejt diferencën.

Në vendin e 5-të dhe të 6-të renditen dy yjet e Bundesligës, Robert Lewandowski dhe Pierre-Emerick Aubameyang, që kanë shënuar respektivisht 23 dhe 22 gola, ndërsa menjëherë pas tyre vjen Messi me 21 gola.

Në fakt pesë herë fituesi i Topit të Artë konsiderohet një rival i fortë për Ronaldon, edhe pse diferenca mes tyre është pesë gola. Argjentinasi ka shënuar rregullisht në ndeshjet e fundit, madje edhe dygolësha dhe nëse e ruan këtë ritëm mund të rikuperojë ndaj katër kryesuesve të listës.

Exit mobile version