Site icon Telegrafi

Lufta tregtare SHBA-Kinë, bursa e Wall Streetit hapet në nivele të ulëta

Pas raportimeve të reja të luftës tregtare SHBA-Kinë, përkatësisht pasi Uashingtoni mori vendim për ta vendosur në listë të zezë Huawein, bursa nw Wall Street pësoi rënie.

Megjithatë, bursat u përkeqësuan në raportet e kufizimeve për firmën kineze Hikvision.

“Ajo që investitorët po e shikojnë është fakti se kjo mund të jetë një tjetër hakmarrje. Bisedimet kanë qenë më shumë se një bisedë e vërtetë sesa bisedë e duhur”, tha Kim Forrest, zyrtari kryesor i investimeve në Bokeh Capital Partners në Pittsburgh, përcjell Telegrafi.

Midis aksioneve, vlera e Qualcomm Inc ra në 12.2 për qind, pasi një gjykatës federal vendosi që prodhuesi i çipave në mënyrë të paligjshme ka ndikuar tek konkurrenca duke përdorur pozitën dominuese në treg.

Shitësit me pakicë në tremujorin e parë, përfunduan sezonin e të ardhurave në një nivel të ulët me 9.1 për qind.

Ndërsa, Nordstrom Inc ka rënë 10.1 për qind pasi kompania ka ulur parashikimet për shitjet. /Telegrafi/

Exit mobile version