Site icon Telegrafi

Lufta në Ukrainë: Të tjerë të vrarë në sulmin me raketa gjatë natës në Kiev

Tre persona kanë vdekur, duke përfshirë një vajzë 11-vjeçare, në një sulm të ri me raketa gjatë natës në Kiev, ka thënë policia rajonale.

Rusia e ka goditur kryeqytetin ukrainas me sulmeve të rregullta ajrore me raketa dhe drone.

Dhe sulmi i fundit, në të cilin u raportuan 11 persona të tjerë të plagosur, ndodhi në rrethet lindore Desnyanskyi dhe Dniprovskyi, përcjell Telegrafi.

Aty u vranë gjithashtu një grua 33-vjeçare dhe nëna 34-vjeçare e vajzës.

Ky është sulmi i katërt këtë javë dhe vjen pas 17 sulmeve të nisura në kryeqytetin ukrainas gjatë gjithë majit.

Shumica u zhvilluan gjatë natës, megjithëse të paktën një ndodhi gjatë ditës.

Në javët e fundit, Rusia – e cila filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në Ukrainë në shkurt 2022 – ka përdorur drone kamikaze, si dhe një sërë raketash lundrimi dhe balistike për të sulmuar objektivat në Ukrainë.

Kievi ka qenë shumë i shënjestruar dhe analistët besojnë se Moska po përpiqet të shterojë dhe dëmtojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës përpara një kundërsulmimi të shumëpritur, të cilin qeveria ukrainase e ka planifikuar prej muajsh. /Telegrafi/

Exit mobile version