Real Madridi ka fituar titull në La Liga, që është i 36-ti në histori të klubit, duke thelluar hendekun me rivalin e përjetshëm, Barcelonën.
Tani gara e hapur mbetet ajo për “Pichichin”, ku në garë janë pesë lojtarë dhe duket mjaftë interesante.
Në krye të listës është ukrainasi Artem Dovbyk i Gironas që ka shënuar deri më tani me 20 gola.
Pas tij është Jude Bellingham i Real Madridit, që ka ende një shans të mirë për të fituar, pasi është i dyti me 18 gola.
Me nga 17 gola në garë janë edhe dy sulmuesit, Alexander Sorloth i Villarreal dhe Robert Lewandowski i Barcelonës.
Me katër ndeshje të mbetura në sezon, gara është ende e hapur dhe mund ta fitojë secili.
Kështu duket top 5 aktuale
1/ Artem Dovbyk – 20 gola
2/ Jude Bellingham – 18 gola
3/ Alexander Sorloth – 17 gola
4/ Robert Lewandowski – 17 gola
5/ Ante Budimir – 16 gola
/Telegrafi/