Operacionet e Lucid në Arabinë Saudite po rriten me shpejtësi. Fabrika e saj në qytetin Ekonomik të Mbretit Abdullah është në rrugën e duhur për të përfunduar brenda disa muajsh, me prodhimin e planifikuar të fillojë para fundit të këtij viti.
Për më tepër, kompania konfirmoi se po mbledh 2.80 miliardë euro përmes shitjes së aksioneve, me një shumicë të investimit që vjen nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.
Mbi të gjitha këto zhvillime, zëvendës presidenti i Lucid Middle East, Faisal Sultan, konfirmoi se njësitë e para të Lucid Air tashmë janë dorëzuar te klientët, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Kompania fillimisht kishte premtuar se këto vetura do të dërgoheshin në fundin e vitit të kaluar, por për shkak të disa vonesave, njësitë e para në Arabinë Saudite kanë arritur vetëm së fundmi.
Lucid planifikon dërgimin e qindra veturave të tyre luksoze elektrike në javë në Arabinë Saudite përmes fabrikës së saj në Arizona.
Kompania dëshironte që numri i dërgesave në javë të arrinte shifrën prej mijëra njësive, por për fat të keq problemi qëndron tek transporti, dhe ata shpresojnë së ky problem do të zgjidhet posa fabrika e montimit të fillojë punën më vonë gjatë vitit.
Arabia Saudite dhe vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit tingëllojnë si “tregu i ëndrrave” për Lucid. Kërkesa për veturat luksoze elektrike me performancë të lartë të cilat gjithashtu kanë rreze të madhe të vozitjes, është mjaft e lartë në këtë vend. /Telegrafi/