Të dëgjueshmit e partisë në Gjykatën Kushtetuese, Elena Gosheva, Jovan Josifovski dhe Nikolla Ivanovski nuk do ta shpëtojnë nga përgjegjësia Nikolla Gruevskin për mashtrim elektoral, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Vendimi i turpshëm i Gjykatës Kushtetuese është pranim i grabitjes zgjedhore dhe konfirmim se Nikolla Gruevski ka frikë të përballet me përgjegjësinë për krimet. Publiku e di për përkatësinë partiake të Goshevës dhe Josifovskit me VMRO-DPMNE-në, thuhet në deklaratën e LSDM-së. /Telegrafi/