Përmes një kumtese dërguar mediave, LSDM-ja deklaron se ka program qeveritar dhe se do të ketë garancë, prandaj kërkon që mandati për formimin e qeverisë të jepet sa më parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, shumica parlamentare është e gatshme që të riafirmojë para publikut dhe kryetarit Gjorge Ivanov, Programin e Qeverisë së re dhe se kjo do të bëhet.
Por, thonë se interesi më i lartë i qytetarëve është që kryetari Gjorge Ivanov të veprojë sipas Kushtetutës dhe t’u jep fund arsyetimeve të pakuptimta që, sipas tyre, kanë për qëllin të mbrojnë Nikolla Gruevskin nga drejtësia, pra duhet që ta jep mandatin./Telegrafi/