Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, LSDM-ja konsideron se qytetarët dhe shteti kanë nevojë për një qeveri të re reformuese.
Kjo parti u bën thirrje OBRM-PDUKM-së dhe kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, që t’i mbështetin ndryshimet demokratike në vend. Sipas tyre, qeveria e re është e patjetërsueshme edhe për shkak të proceseve euro-integruese të vendit.
Siç thonë nga LSDM-ja, formimi i Qeverisë së re dhe zbatimi i reformave urgjente është interesi më i lartë shtetëror dhe se çdo veprim kundër këtyre interesave paraqet vepër penale të ndëshkueshme./Telegrafi/