Site icon Telegrafi

Lotito: Nuk ka oferta nga Interi dhe Juve për Keita Balden

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka theksuar se ai nuk kam marrë oferta nga Interi dhe Juventusi  për Keita Balde Diaon.

Futbollisti senegalez është jashtë kontratës në fund të sezonit, me të dyja skuadrat që kanë qenë të lidhura ngushtë me një lëvizje për të, por këtë e ka mohuar Presidenti Lotito.

Lexo po ashtu Spalletti: Më pëlqen Keita

“Keita nuk do të përfundojë si [Goran] Pandev”, u ka thënë fillimisht Lotito gazetarëve ndërsa mbërriti në kampin e trajnimit para sezonal të Lazios.

“Falë meje, rastet si kjo nuk ekzistojnë më. Nëse nuk ka asgjë të re, atëherë ai do të mbetet lojtar i Lazios dhe Inzaghi do ta përdorë atë kur e sheh të arsyeshme”.

“Nuk kam marrë oferta nga Interi apo Juventus, por ato kanë ardhur nga jashtë Italie”, përfundoi presidenti i Lazios. /Telegrafi/

Exit mobile version