Mozzik dhe Lotina Haziri prej një kohë të gjatë e kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke u bërë kështu një çift tejet i ndjekur dhe tejet i përfolur në mediet e shtypit rozë.
Nuk është më fshehtësi që dyshja marrin pjesë bashkë në evente familjare, dhe vetëm së fundmi Lotina ishte e pranishme në festën e ditëlindjes së nënës së reperit.
Përmes një organizimi të vogël, nëna e dy reperëve të njohur Mozzik dhe Getinjo, festoi sot ditëlindjen e 60-të.
E në mesin e disa të pranishmve sigurisht nuk kishte se si të mungonte edhe Lotina.
Ishte Mozzik ai i cili solli pamje të festës së ditëlindjes, duke bërë të ditur se tashmë familjes iu është bashkuar edhe moderatorja e njohur.
Nuk është hera e parë që Lotina i bashkohet një eventi të përbashkët familjar me Mozzikun. /Telegrafi/