Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, tashmë prej muajsh po shijon një lidhje të re dashurie.
Ajo është në një romancë me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.
Të njëjtit vazhdojnë të jenë të pandashëm dhe në çdo moment me njëri-tjetrin.
Biondja kësaj radhe ka ndarë momente të ndryshme në Instagram, në mesin e tyre edhe disa me yllin e futbollit.
Karim nga ana tjetër së fundmi u kritikua për paraqitjen e dobët në fushë, e faji për këtë i është vënë artistes shqiptare.
Megjithatë, në një deklarate që bëri për mediat theksoi se familja dhe jeta e tij private nuk përfshihen në këtë.
Lidhja e dyshes së famshme bëri bujë të madhe dhe u komentua tejet shumë në rrjete sociale. /Telegrafi/