Site icon Telegrafi

Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi, ka zgjedhur të mos heshtë pas skenave të transmetuara mbrëmë, ku Loredana u shfaq e zhgënjyer nga disa veprime të tij.

Pavarësisht reagimit të saj, ai nuk është dorëzuar dhe ka vendosur t’i bëjë një dedikim publik përmes një postimi në InstaStory.

Në postimin e tij, Jozi ka ndarë një fotografi të Loredanës, duke e shoqëruar me një mesazh të fortë: “Zoti e di që dashuria ime për ty është e vërtetë dhe e pastër. Të lutem, qëndro ashtu siç je dhe mos u bëj pre e atyre që duan të na ndajnë apo të krijojnë situata të këqija”.

Ky reagim ka ngjallur kureshtje tek ndjekësit e formatit, të cilët presin të shohin nëse Loredana do të reagojë apo do të qëndrojë në qëndrimin e saj të zhgënjimit.

Foto: Jozi Marku/InstaStory

Kjo deklaratë e Jozit tregon se ai është ende i vendosur për të mbrojtur ndjenjat e tij ndaj Loredanës, pavarësisht situatës që është krijuar mes tyre.

Lexo po ashtu Jozi në studion e BBVA, flet për përjashtimin pas fyerjes së Gjestit: Më vret fakti që është marr si ofendim ndaj bashkëkombësve tanë

Reagimi i tij ka shkaktuar shumë komente nga fansat, të cilët janë të ndarë në mendime – disa mbështesin përpjekjet e tij për t’u sqaruar, ndërsa të tjerë mendojnë se Loredana duhet të qëndrojë e distancuar.

Nëse kjo deklaratë do të ndikojë në mendimin e saj apo jo, mbetet për t’u parë në ditët në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version