Telegrafi

Lokalizohet zjarri në Cërnushë, Hamza falënderon zjarrëfikësit dhe Policinë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza

Gjatë ditës së djeshme, kodra në Cërnushë është përfshirë nga zjarri.

Ndërsa, sipas njoftimit të Komunës së Mitrovicës, sot është lokalizuar zjarri në këtë zonë, derisa kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni kanë vizituar disa vatra të zjarrit, shkruan Telegrafi.

Me këtë rast, Hamza ka falënderuar zjarrfikësit e rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, ushtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e Mitrovicës.

“Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll”, është shprehur kryetari Hamza.

Hamza ka thënë se zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë. /Telegrafi/