Site icon Telegrafi

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Mbrojtësi i Real Madridit, Jesus Vallejo është ‘njeriu i harruar’ në ‘Santiago Bernabeu’ dhe ai rrallë herë është përmendur gjatë muajve të fundit. 

‘Los Blancos’ kanë pësuar krizën e tyre më të keqe të lëndimeve në qendër të mbrojtjes, me David Alaba që bëri paraqitjen e parë si titullar vikendin e kaluar, Eder Militao tashmë është jashtë me këputje të ligamentit, teksa edhe Antonio Rudiger ka humbur disa ndeshje. 

Pavarësisht këtyre krizave, Vallejo nuk është konsideruar fare si opsion nga trajneri. 

Vallejo ishte mbrojtësi i vetëm në gjendje të mirë fizike për Real Madridin, por Ancelotti vendosi që ta përdorë dyshen Raul Asencio dhe Aurelien Tchouameni në qendër. 

Mediumi spanjoll Relevo ka raportuar se ai tashmë mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin. 

Kjo për shkak se tekniku italian ka marrë vendimin përfundimtar që Vallejo të mos luajë më këtë sezon, vendim që është mbështetur edhe nga hierarkia e klubit. 

Lexo po ashtu Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ancelotti beson është më mirë t’i jap minuta talentëve të rinj nga Castilla se sa Vallejos, me Asencion që është opsioni i parë dhe Jacobo Ramon pas tij. 

Ata gjithashtu besojnë se nuk ka asnjë mundësi që Vallejo të jetë në formën e duhur fizike që nevojitet për të konkurruar në nivelet më të lartë./Telegrafi/

Exit mobile version