Një lojtar i harruar i Liverpoolit, i cili nënshkroi për klubin pesë vjet më parë, thuhet se mund t’i jepet një shans për të bërë përshtypje nga shefi i ardhshëm – Arne Slot.
Në vitin 2019, Liverpool përfundoi nënshkrimin e mbrojtësit holandez, Sepp van den Berg nga PEC Zwolle në një marrëveshje që mund të arrijë gjashtë milionë euro.
Që atëherë, 22-vjeçari është huazuar në Preston North End, Schalke dhe së fundmi, Mainz.
Edhe pse Mainz po lufton për mbijetesë në Bundesligë, Van Den Berg ka shijuar një sezon fantastik në aspektin personal, raporton Daily Mirror.
Holandezi renditet i dyti në ligë për shumicën e dueleve ajrore të fituara me 172, ai gjithashtu renditet i pesti për shumicën e dueleve të fituara (348).
Si rezultat, është pretenduar se Van Den Berg mund t’i jepet një shans për të bërë përshtypje shefin e ri Slot në verë.
Trajneri i Feyenoord Slot do të zëvendësojë Jurgen Klopp si trajner i Liverpool pas sezonit 23/24. /Telegrafi/