Kupa e Botës sheh gjithmonë lojtarë të rinj që fusin vetën në librat e historisë së futbollit.
I fundit ishte Gavi që me 18 vjet e sheh vetën në mesin e disa emrave të mëdhenj.
Por ku renditet ai në mesin e shënuesve më të rinj në histori të Kupave të Botës?
5# Nicolae Kovacs
Rumani – 18 vjet e 197 ditë
Në Kupën e Botës që ishte e para e zhvilluara në vitin 1930, Kovacs shënoi golin e tij të vetën në atë event, ndërsa këtë e bëri ndaj Perusë.
Shoku i tij i skuadrës, Constantin Stanciu që ishte i ri po ashtu shënoi, duke u bërë dy të rinj që shënojnë në një ndeshje.
4# Michael Owen
Angli – 18 vjet e 190 ditë
Lojtari i Liverpooli në atë kohë ishte i vetmi nga të rinjtë që kishte shënuar për Anglinë, derisa e bëri Jude Bellingham ndaj Iranit.
Owen shënoi kundër Rumanisë në vitin 1998 dhe mbante vendin e tretë në listë.
3# Gavi
Spanjë – 18 vjet e 110 ditë
Ai ia zuri vendin Owenit në këtë renditje me golin e shënuar për Spanjën në fitoren 7-0 ndaj Kosta Rikës.
Gavi është tashmë lojtari më ri në histori të Spanjës që ka shënuar në Kampionatet Botërore.
2# Manuel Rosas
Meksikë – 18 vjet e 93 ditë
Rosas mban një rekord interesant, pasi ka shënuar auto golin e parë dhe penalltinë e parë në Kupën e Botës të vitit 1930.
Ai shënoi kundër Argjentinës, për tu bërë lojtari më i mirë në aë kohë.
1# Pele
Brazil – 17 vjet e 239 ditë
Kush tjetër përveç ikonës së Brazilit? Lojtari i vetëm që ka shënuar nën moshën 18 vjet në një Kupë Bote. Goli i parë i Peles erdhi në ndeshjen ndaj Uellsit në Kupën e Botës të vitit 1958.
Ai shënoi edhe pesë herë të tjerë për ta dërguar Brazilin drejt triumfit.
Emri i tij u shkrua me shkronja të arta në atë botëror, por edhe në të tjerët në vazhdim. /Telegrafi/