Site icon Telegrafi

Lojtarët më të mirë të CS:GO nga secili shtet, pjesë e listës edhe dyshja shqiptare juanflatroo dhe rigoN

(Foto: HLTV)

Faqja më e madhe për CS:GO, HLTV, ka filluar me publikimin e statistikave të skenës profesionale të CS:GO për vitin 2022, ku përfshihet edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.

HLTV ka publikuar listën me lojtarët më të mirë të CS:GO nga secili shtet për vitin 2022, ku janë përmendur emra si s1mple i Ukrainës, Twistz i Kanadasë, ZywOo i Francës e shumë të tjerë.

Në këtë listë janë përmendur edhe dy lojtarët shqiptar, Flatron ‘juanflatroo’ Halimi, si lojtari më i mirë nga Kosova dhe Rigon ‘rigoN’ Gashi si lojtari më i mirë nga Zvicra për vitin 2022.

(Foto: HLTV)

Kjo nuk është aspak për t’u habitur pasi dy lojtarët janë pjesë e ekipit Bad News Eagles, dhe kanë arritur që të shkruajnë historinë duke marrë pjesë në turnetë më të mëdhenj të CS:GO.

Së fundmi ekipi Bad News Eagles u zgjodh si ekipi më i mirë i nivelit të dytë ‘Tier 2’ në skenën profesionale të CS:GO. /Telegrafi/

Exit mobile version