Kosova është mysafire e Irlandës së Veriut në takimin që fillon në ora 18:00, e që luhet në kuadër të Ligës C, Grupit të 2-të.
Dardanët për këtë ndeshje do të kenë mungesën e Amir Rrahmanit që është i lënduar.
Ekipi i Kosovës tashmë është gati për ndeshjen, ndërsa fillimisht skuadrat përshëndetë njëra-tjetrën.
Pastaj të dy ekipet mori vend në mesin e fushës, duke mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.
Skuadra jonë do të tentojë që nga ky takim të largohet me tre pikë, pasi aktualisht ka gjashtë, gjashtë më pak se Greqia që është lider./Telegrafi/