Barazimi 2-2 ndaj Celta Vigos në javën e 32-të në La Liga, i ka shkaktuar mjaftë probleme Quique Setienit.
Lojtarët kanë kritikuar publikisht trajnerin për taktikat që kishte përdorur në atë ndeshje dhe një acarim më i ashpër erdhi ndaj asistentit të tij.
Edhe barazimi i mbrëmshëm ndaj Atletico Madridi në Camp Nou, ka shfaqur probleme të njëjta, me lojtarët që refuzuan t’i merrnin këshillat e Setien.
Në momentin kur u dha mundësia që lojtarët të freskoheshin në pjesën e parë, lojtarët e Rojiblancos u grumbulluan rreth Diego Simeones për t’i dëgjuar hapat e radhës që duhej bërë.
Një gjë të tillë nuk e bënë edhe ata të Barcelonës, që qëndronin larg Quique Setien dhe asistentit të tij.
Tashmë është e ditur se lojtarët nuk e pëlqejnë filozofinë e lojës së trajnerit dhe me gjasë që në fund të këtij edicioni do e kërkojnë shkarkimin e tij. /Telegrafi/