Site icon Telegrafi

Lojtarët e Barcelonës e duan këtë kundërshtar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Shumica e lojtarëve dhe trajnerëve të Barcelonës duan të përballen me Borussia Dortmundin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, sipas Javier Miguel të Diario AS.

Ata besojnë se skuadra e Bundesligës do të ishte alternativa më e mirë për Blaugranët, edhe pse ata pajtohen që BVB mund të jetë ende një problem.

Barca nuk do të dëshironte të përballej me Real Madridin ose Manchester Cityn në çerekfinale apo gjysmëfinale.

Lexo po ashtu Thellohen problemet për Laportan - lojtari refuzon të largohet nga Barcelona

Ata më mirë do të luanin kundër njërës prej këtyre dy skuadrave në finalen hipotetike.

Skuadrat e tjera me të cilat mund të përballet Blaugranët janë Arsenali, Atletico Madrid, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve do të hidhet të premten, më 15 mars, në orën 12:00 sipas kohës tonë lokale. /Telegrafi/


Exit mobile version