Please enter at least 3 characters.

"Lojtarë të tillë vijnë vetëm një herë në jetë" - Sergi Roberto me fjalë të mëdha për talentin e La Masias

2024/03/fbl-eur-c1-barcelona-napoli-1-e1710313636394.jpg
287:"Barcelona players celebrate their win at the end of the UEFA Champions League last 16 second leg football match between FC Barcelona and SSC Napoli at the Estadi Olimpic Lluis Companys in Barcelona on March 12, 2024. (Photo by LLUIS GENE / AFP) (Photo by LLUIS GENE/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Pau Cubarsi është një tjetër yll që po rritet te Barcelona dhe që ka filluar shkëlqimin e tij qysh në ndeshjet e para.

17-vjeçari Pau Cubarsi mbylli Victor Osimhen me vlerë 100 milionë euro në fitoren e madhe të Barçës në Ligën e Kampionëve kundër Napolit.

Ishte diçka që 33-vjeçari Inigo Martinez nuk mundi ta bënte në ndeshjen e parë të zhvilluar në Diego Armando Maradona Stadium në Itali.

Duke folur pas ndeshjes, kapiteni i Barçës, Sergi Roberto e ka lavdëruar jashtëzakonisht shumë talentin e La Masias, duke thënë se ai gjithmonë i befason me gjërat që i bën në fushë.

Roberto ka thënë se lojtarë të tillë si Cubarsi vijnë vetëm një herë në jetë dhe Barcelona duhet ta mbajë përgjithmonë.

"Pau Cubarsí ishte lojtari më i mirë në fushë. Ai kurrë nuk dështon të na befasojë. Raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve dhe ai luan kështu. Ai është një lojtar i vetëm një herë në jetë. Ai është punëtor dhe vjen nga La Masia".

“Cubarsi është një lojtar që duhet të qëndrojë te Barcelona për pjesën tjetër të jetës së tij", deklaroi kapiteni i Barcelonës pas ndeshjes.

Cubarsi ishte i jashtëzakonshëm ndaj Napolit, teksa në fund fitoi edhe çmimin ylli i ndeshjes. /Telegrafi/