Site icon Telegrafi

Lojërat Tradicionale të Rugovës pas dy dite

Lojërat Tradicionale të Rugovës fillojnë pas dy dite në bjeshkët e Rugovës, konkretisht në fshatin Kuqishtë, ku në mesin e afro 7 mijë mysafirëve do të gërshetohet tradicionalja me të sotmen përmes lojërave, valleve dhe muzikës.

“Lojërat Tradicionale të Rugovës”, sipas Këshillit organizativ, përbëhet nga programi kulturor dhe garat tradicionale sportive.

Në pjesën e parë të ditës do të organizohet koncert me muzikë folklorike dhe autoktone. Do të përformojnë ansamble të ndryshme nga Rugova, nga komuna tjera të Kosovës, nga Shqipëria dhe nga malësia e Malit të Zi. Lokacioni ku mbahet koncerti dhe garat është një livadh privat i mbushur më gjelbërim dhe i këndshëm për secilin njeri.

Fokusi kryesor i këtij takimi tradicional mbetet tek zhvillimi i programit sportiv ku zhvillohen këto disiplina:
1. Rrëzimi i duarve
2. Mundje
3. Sharra në vek
4. Hudhja e llastarit
5. Ngjitja në shilor
6. Gurapeshi
7. Tërheqja e litarit

Exit mobile version