Dy yjet e hip hopit, Lluni dhe Blleki, kanë prezantuar para publikut projektin e ri muzikor.
“Tërmet” mban titullin kjo këngë, derisa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e kanë shkruar vet artistët, kurse për ‘beatin’ është përkujdesur Blleki, nën producimin e K-Master.
Kjo video atraktive e shoqëruar me një numër të madh të të rinjëve i është besuar Dardan Visuals, Erzen Arifi.
Ndërkohë, Blleki dhe Lluni janë anëtarët e rinj të grupit “PINT”, të cilët shquhen për zërat e veçantë dhe tashmë janë bërë shumë të pëlqyer nga publiku.
Kënga e tyre është publikuar në kanalin zyrtar të këtij labeli, të themeluar nga Mc Kresha dhe Lyrical Son, e që pritet të ketë suksesin e merituar nga fansat e dyshes.
Lluni tash e një kohë është duke punuar në albumin e ri, madje kjo këngë besohet të jetë pjesë e tij. /Telegrafi/