Site icon Telegrafi

Lloga: Renata Deskoska është shembull i keq për një ministër të drejtësisë

Lidhur me pretendimet e ish-ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, se Gjykata Kushtetuese duhet të inicojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Udhëzimit, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në një deklaratë për media tha se ajo është shembull i keq për një ministër.

“Gjatë mandatit të saj si Ministre e Drejtësisë, ajo emëroi veten e saj si përfaqësuese në Komisionin e Venecias, një organ i pavarur këshillimor në Këshillin e Evropës. Nëse ajo u referohet standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, atëherë është një nga ato ministra që i ka shkelur ato standarde. Kjo nuk ndodhë në asnjë vend të botës”.

“Ajo është shembull i keq për një ministër edhe në të kaluarën, kur nuk ka pranuar ndryshimet kushtetuese që Marrëveshja e Prespës të kalojë nëpërmjet të Ministrisë së Drejtësisë, por nëpërmjet të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që është një precedent”, tha Lloga.

Lexo po ashtu Deskoska: Gjykata Kushtetuese të anulojë udhëzimet e reja dhe të shfuqizojë pjesën e kontestuar të ligjit për evidencë amë

Ndryshe, ish-ministrja Renata Deskoska, tha se udhëzimi që parasheh vendosjen e përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes është i panevojshëm. Ajo përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e këtij udhëzimi, e cila sot vendosi që përkohësisht ta shfuqizojë./Telegrafi/

Exit mobile version