Site icon Telegrafi

Llapi synon këndelljen ndaj Feronikelit ‘74, formacionet zyrtare

Feronikeli ‘74 dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen që do të luhet në kuadër të javës së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Drenas dhe është paraparë që të nis me fillim nga ora 13:00. 

Llapi që nuk di për fitore në 12 ndeshjet e fundit në kampionat do të synojë rikthimin tek rezultatet pas një kohe shumë të gjatë. 

Feronikeli ‘74 përkundër disa ndeshjeve të mira që kanë treguar, ata tashmë duken të dorëzuar në garën për mbijetesë pasi kanë grumbulluar vetëm 10 pikë pas 19 xhirove. 

Formacionet zyrtare: 

Feronikeli ‘74: Moschin, Zumberi, Halili, Valeri, Hyseni, Morina, Mudrazija, Demiri, Karagkounis, Terzi, Zekolli.

Llapi: Coric, Emini, Jashari, Namani, Baftiu, Rama, Blakçori, Musolli, Veliu, Gashijani, Tahiri./Telegrafi/

Exit mobile version