Llapi dhe Malisheva do të takohen përsëri në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, kësaj radhe për garat e Superligës.
Dy skuadrat javë më parë u takuan në çerekfinale të Kupës së Kosovës dhe ishin vendasit që kaluan tutje pas ekzekutimit të penalltive.
Do të jetë një ndeshje shumë interesante, pasi të dyja skuadrat duan pikët e plota për të qenë sa më afër objektivave.
Llapi po kërkon pozitën e tretë në tabelë dhe dëshiron vetëm tre pikët që të afrohet sa më shumë me Gjilanin.
Ndërkohë Malisheva pasi ndali Dritën synon një tjetër befasi në Podujevë.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Avdyli, Shabani, Rivera, Selimi, Milic, Krasniqi, Fernando, Limani, Neto, Progni, Fazliu.
Malisheva: Gashi, Pira, Bihorac, Kryeziu, Veliu, Mustafa, Gavazaj, Bruqi, Tolaj, Hajdari, Sobowale.
/Telegrafi/