Site icon Telegrafi

Llapi fiton dramën në Drenas dhe eliminon Feronikelin, kualifikohen edhe Trepça ’89, Ferizaj dhe Drenica

Skuadra e Llapit ka fituar në derbin e kësaj faze të Kupës së Kosovës, pasi ka mposhtur Feronikelin në penallti, ndërsa kualifikimin për fazën tjetër e kanë siguruar edhe Trepça ’89, Ferizaj dhe Drenica.

Takimi derbi i kësaj gjiro të Kupës së Kosovës në futboll u zhvilluar në Drenas në mes të Feronikelit dhe Llapit, ndeshja që meritoi epitetin e derbit pasi fituesi nuk u mësua në 90 minuta ndeshje, as në vazhdime, por në penallti.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Festim Krasniqit, i cili shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 59, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 67, ku Hamdi Namani shënoi me kokë në portën e tij.

Pamje nga ndeshja në Drenas

Në vazhdime ishin Llapi ata që përsëri shënuan të parët me anë të adoleshentit Mirlind Daku, ndërsa kur u mendua se ndeshja do të përfundoi u akordua penallti në të mirë të Feronikelit, ku i saktë ishte Mendurim Hoti, i cili shënoi në minutën e 120 dhe ndeshja shkoi në penallti, ku më të saktë u treguan Llapi që fituan ndeshjen dhe u kualifikuan tutje.

Në takimin e zhvilluar në Kizhnicë në mes të Hajvalisë dhe Trepçës ’89, fitore kanë shënuar mysafirët me rezultat të thellë 4-0.

Golat në këtë takim për skuadrën nga Mitrovica u shënuan nga Fiton Hajdari (4’, 64’) dhe sulmuesi nigerian, Oto John (10’).

Në Bajram Aliu të Skenderajt, Drenica e pati të lehtë përball KEK-ut duke e mposhtur me rezultat të pastër 3-0, me golat e shënuara nga Kreshnik Nebihu (16’, 32’) dhe Kreshnik Lushtaku (53’).

Pamje nga ndeshja në Ferizaj!

Fitore shënoi edhe skuadra e Ferizajt, e cila mposhti në shtëpi Gjilanit me rezultat 1-0 falë golit të shënuar nga Maliq Behluli (25’).

Exit mobile version