Skuadra e Llapit është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në futboll pas barazimit (2-2) ndaj Prishtinës në ndeshjen kthyese gjysmëfinale.
Takimi i parë i zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur me fitoren e ekipit nga Podujeva me rezultat prej 3-2, ndërsa pas sfidës në stadiumin “Zahir Pajaziti” (2-2), llapjanët vazhdojnë në finalen e madhe.
Enis Gavazaj e zhbllokoi rezultatin në minutën e gjashtë nga penalltia duke i kaluar mysafirët në epërsi, mirëpo dhjetë minuta më pas, vendasit i barazuan shifrat me golin e Ahmed Januzit.
Bardhekaltrit sërish kaluan në avantazh përmes Mërgim Pefqeli (63’), porse Muhamet Hyseni barazoi përsëri në minutën e 88-të.
Në finale, Llapi do ta ketë kundërshtar skuadrën nga Liga e Parë, Dukagjinin e Klinës. /Telegrafi/