Site icon Telegrafi

Llapi eliminon Malishevën, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Llapi ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka eliminuar Malishevën pas fitores në udhëtim me rezultat 1-0 në ndeshjen çerekfinale.  

Ekipi i Tahir Batatinës ka arritur të mposht atë të Bekim Isufit në përballjen e vetme çerekfinale të zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat krijuan raste, por vetëm mysafirët arritën ta tundin rrjetën.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutat shtesë dhe ishte sulmuesi Ardit Tahiri, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua përsëri lojë e hapur dhe me raste nga të dyja skuadrat, por pa konkretizim.

Kështu, pas 90 minutave lojë, Llapi mori një fitore të madhe 1-0, fitore e cila e kualifikon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version