Tahir Batatina do të pranonte një humbje nga Prishtina. Por humbja thotë se do të ishte e pranueshme vetëm nëse gjyqtarët e caktuar për këtë ndeshje do të jenë korrekt në ndarje të drejtësisë.
Ai thotë se për skuadrën e tij do të jetë ndeshje vendimtare për të qëndruar në garë për titull të kampionit, shkruan sot Koha Ditore.
Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, zhvillohet të mërkurën (sot, 14:00) në stadiumin e qytetit në Prishtinë, në kuadër të xhiros së 24-t të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi që po lufton për ta fituar titullin e kampionit, zë vendin e tretë me 37 pikë, ka shtatë pikë më pak se Ferronikeli e Hajvalia që kryesojnë. Prishtina që lufton për t’i shpëtuar më të keqes – rënies nga Superliga, zë vendin e nëntë me 27 pikë.