Liverpool do të apelojë kartonin e kuq të Alexis Mac Allister kundër Bournemouthit, sipas asaj që raporton David Lynch.
Reds janë vendosur të paraqesin argumentet e tyre se mesfushori argjentinas është përjashtuar gabimisht nga arbitri.
Ata do të paraqesin provat e duhura në federatën angleze me shpresën që kartoni i kuq ose të anulohet ose të reduktohet ndalimi me tri ndeshje.
Mac Allister u përjashtua me karton të kuq për tentativë për të ndaluar një kundërsulm që u nisë nga Ryan Christie, por përsëritjet e incidentit treguan se ai nuk e meritonte një përjashtim.
Reds do të shpresojnë që FA tani të dëgjojë argumentet e tyre dhe të mund të rrëzojë vendimin e marrë nga gjyqtari.
Nëse jo, atëherë Mac Allister do të detyrohet të humbasë ndeshjet e ardhshme kundër Newcastle United, Wolves dhe Aston Villa. /Telegrafi/