Liverpooli raportohet se janë të gatshëm që të avancojnë interesimin e tyre për mbrojtësin e Sevillas, Loic Bade, i cili po konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Virgil Van Dijk.
Përkundër një starti të qetë, Liverpooli pati një afat kalimtar veror të ngarkuar nga fundi, duke siguruar nënshkrimin me portierin Giorgi Mamardashvili dhe Federico Chiesa.
Sidoqoftë, disa tifozë mbetën të zhgënjyer nga fakti se drejtuesit e klubit nuk ia dolën që ta transferojnë një qendërmbrojtës të ri këtë verë për të zëvendësuar Joel Matip i cili u largua si lojtar i lirë në fund të sezonit të kaluar.
Por tani, një raport i ri ka sugjeruar se Liverpooli ka identifikuar objektivin e tyre kryesor për mbrojtjen dhe janë të gatshëm që të avancojnë në negociata për nënshkrimin e tij.
Siç raporton mediumi spanjoll Fichajes, Liverpooli po konsideron mundësinë për të bërë një lëvizje për Loic Bade, pasi drejtori sportiv Richard Hughes thuhet se ka një ‘interesim të fortë’ për ta joshur lojtarin të transferohet në ‘Anfield.
24-vjeçari, i cili paraprakisht kishte luajtur në huazim tek Nottingham Forest, ka shkëlqyer me paraqitjet e tij për Sevillën, aty ku ka bërë 63 paraqitje që prej se u bë pjesë e tyre në vitin 2023.
Sidoqoftë, një marrëveshje për transferimin e francezit nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Sevilla thuhet se nuk do të pranojë asnjë ofertë përveç në rast se aktivizohet klauzola e tij e lirimit prej 60 milionë eurosh.
Për më shumë, Liverpooli nuk është klubi i vetëm që po monitoron mbrojtësin e talentuar, pasi edhe Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain thuhet po ashtu se janë të interesuar./Telegrafi/