Liverpooli mund të mbetet pa pesë lojtarë, kontratat e të cilëve skadojnë në verë.
Ata po kalojnë një sezoni zhgënjyes në të cilin ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve në fazën e parë të eliminimi direkt dhe janë në vendin e gjashtë në Ligën Premier me 27 pikë prapa liderit Arsenal.
Sipas Daily Express, Liverpool pritet t’i nënshtrohet një riparimi gjatë verës, duke zëvendësuar shumë lojtarë, ndërsa pesë prej tyre janë në fund të kontratës.
Roberto Firmino
Roberto Firmino e ka njoftuar tashmë trajnerit Jurgen Klopp për largimin e tij nga klubi anglez, ku mbërriti në vitin 2015 dhe për të cilin shënoi 107 gola dhe dha 78 asistime në 352 ndeshje. Me ardhjen e Darvin Nunez dhe Cody Gakpo, ai ka humbur minutat.
Naby Keita
Në vitin 2018, Naby Keita kaloi nga RB Leipzig te Liverpool për 60 milionë euro, por për shkak të lëndimeve të shumta, ai nuk i justifikoi asnjëherë paratë. Largimi i tij, duke pasur parasysh se ka një pagë të madhe, do ta ndihmojë Liverpoolin për të sjellë Jude Bellinghamin dhe Mason Mount.
Alex Oxlade-Chamberlain
Alex Oxlade-Chamberlain, ashtu si Keita, ka qenë i kufizuar nga lëndimet që kur erdhi nga Arsenali në vitin 2017. Kur ishte i shëndetshëm, Klopp e përdorte rregullisht si zëvendësues. Mediat angleze besojnë se në të ardhmen në vend të tij do të kenë mundësi lojtarët më të rinj.
James Milner
Në vitin 2015, James Milner, atëherë 29 vjeç, mbërriti në Liverpool pasi i skadoi kontrata me Manchester Cityn.
Milner është ylli nga largimi i të cilit Klopp ka më shumë frikë, mendojnë gazetarët anglezë dhe theksojnë se pavarësisht moshës, ai është lider i skuadrës së Anfield.
Adrian
Për Liverpoolin do të jetë më e lehtë për t’u ndarë me portierin rezervë Adrian, i cili ka bërë 26 paraqitje që nga viti 2019, kur erdhi nga West Ham dhe pësoi 36 gola.
Ai e mbajti portën e pastër shtatë herë./Telegrafi/