Liverpooli ka përpiluar një listë të ngushtë me shtatë lojtarë si alternativa të mesfushës pasi braktisën planet e tyre për të nënshkruar me Jude Bellingham nga Borussia Dortmund në afatin kalimtar të verës.
Bellingham është një nga yjet me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe ka impresionuar për Dortmundin këtë sezon dhe për Anglinë në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Liverpooli ishte ndër klubet elitare evropiane që ishin shumë të lidhura me një lëvizje të shtrenjtë për mesfushorin 19-vjeçar të Dortmundit në fund të sezonit.
Sipas raporteve, Reds ishin të gatshëm të bënin një ofertë madhështore prej 84 milionë funtesh apo rreth 100 milionë euro për Dortmundin në një përpjekje për të nënshkruar me Bellingham përpara rivalëve të tyre evropianë.
Megjithatë, tani del se Liverpooli i ka dhënë fund ndjekjes së Bellinghamit për shkak të çmimit të lartë të transferimit që klubit të Ligës Premier do t’i duhej të paguante Dortmundit.
Bellingham është nën kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025 dhe gjermanët dëshirojnë një tarifë transferimi që mund të jetë mbi 120 milionë euro.
Liverpooli duke hequr dorë nga planet e tyre për të nënshkruar me Bellingham ka hapur derën për klubet e tjera evropiane që ta nënshkruajnë atë.
Sipas The Times, Reds kanë larguar interesin e tyre nga Bellingham dhe po synojnë disa objektiva në përpjekje për të rinovuar mesfushën e brishtë të Jurgen Klopp.
Mesfushori i Chelseat, Mason Mount, besohet të jetë objektivi kryesor i Liverpoolit mes pasigurisë që rrethon të ardhmen e tij në Stamford Bridge.
24-vjeçarit anglez i skadon kontrata në vitin 2024 dhe bisedimet për një marrëveshje të re për Mount kanë ngecur.
Bashkëlojtari i Mount te Chelsea, Conor Gallagher, është gjithashtu i lidhur me Reds dhe Blutë mund ta largojnë atë në verë pas valës së tyre të nënshkrimeve të reja.
Dyshja e Brighton, Alexis Mac Allister dhe Moises Caicedo janë emëruar gjithashtu në listën e ngushtë të Liverpoolit, ashtu si dhe Matheus Nunes i Wolves.
Youri Tielemansit, të cilit i skadon kontrata me Leicester City në verë pëlqehet nga Reds dhe ka tërhoq interes nga klubet tjera si Man Utd dhe Newcastle.
25-vjeçar belg tani ka përfunduar në radarin e Liverpoolit si një objektiv i mundshëm i verës për shkak se ai ishte një lojtar i lirë në fund të sezonit.
Ryan Gravenberch është i vetmi emër në listën e ngushtë me shtatë lojtarë të Liverpoolit që aktualisht nuk luan në Ligën Premier.
Mesfushori 20-vjeçar holandez ka luftuar për minuta në ekipin e parë të Bayern Munich këtë sezon pasi u largua nga Ajax verën e kaluar. /Telegrafi/