Liverpooli ka hapur bisedimet për transferimin e një sulmuesi të ri mes raportimeve që po e lidhin Darwin Nunez me një largim nga ‘Anfield’.
Mbrëmjen e së hënës u zbulua se Liverpooli ka refuzuar një ofertë verbale në regjionin e 70 milionë eurove për Nunez.
Klubi arab Al-Hilal thuhej se ishte klubi i cili bëri këtë ofertë të madhe sipas Sam Maguire, i cili sugjeron se lideri i Ligës Premier është i gatshëm ta pranojë një ofertë prej 75 milionë eurosh.
Dhe mes thashethemeve që sillen rreth të ardhmes së Nunez, një raportim tjetër ka bërë me dije se Liverpooli ka nisur bisedimet me klubin gjerman Nurnberg për transferimin e sulmuesit Stefanos Tzimas.
Në fakt, gazetari Florian Plettenberg ka thënë se një bisedë telefonike mes Liverpoolit dhe Nurnbergut ka ndodhur gjatë ditëve të fundit.
Tzimas, i cili ka tetë gola të shënuar dhe dy asistime në 15 paraqitje këtë sezon, po luan momentalisht në huazim tek Nurnbergu nga PAOK-u.
Nurnberg po planifikon që ta aktivizojë klauzolën e tij të blerjes prej 15 milionë eurosh me qëllimin për ta shitur në verë dhe këtë e bëri të ditur drejtori sportiv i klubit.
“Ne nuk do t’i largojmë lojtarët tanë më të mirë në dimër, por me një pikëpamje në verë, ne natyrisht jemi të gatshëm t’i vlerësojmë opsionet”, ka thënë Olaf Rebbe.
Përveç Liverpoolit, në garë për shërbimet e Tzimas janë gjithashtu edhe Aston Villa, Chelsea dhe Brighton si dhe disa klube nga Bundesliga./Telegrafi/