Site icon Telegrafi

Liverpooli mund të bëjë një goditje të madhe në janar edhe nëse rinovojnë me Van Dijk

Liverpooli raportohet se do të bëjë një goditje të madhe gjatë afatit kalimtar të janarit mes pasigurisë që është krijuar për të ardhmen e disa prej lojtarëve të tyre kryesor.

Ka qenë një fillim fantastik i sezonit ky i sivjetmi për Arne Slot, teksa Liverpooli momentalisht po qëndron në krye të Ligës Premier me tetë pikë më shumë se vendi i dytë.

Në Evropë, Liverpooli është skuadra e vetme me 100 për qind rekord të fitoreve në Ligën e Kampionëve ku edhe aty janë lider të tabelës me 15 pikë.

Sidoqoftë, përkundër këtyre rezultateve premtuese, tek Liverpooli janë të shqetësuar për të ardhmen e treshes Virgil Van Dijk, Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold.

Lexo po ashtu Pak ditë pas humbjes, Real Madridi ‘hap bisedimet’ me Liverpoolin për shkëmbimin e dy yjeve

Që të tre këta lojtarë rrezikojnë të largohen falas gjatë verës kur kontratat e tyre të përfundojnë dhe momentalisht nuk duket se ka avancime në negociatat mes klubit dhe lojtarëve.

Me afatin kalimtar dimëror në horizont, është raportuar se Liverpooli dëshiron ta përforcojë fazën e mbrojtjes.

Siç ka raportuar mediumi spanjoll Estadio Deportivo, Liverpooli është i etur për të siguruar shërbimet e mbrojtësi Loic Bade (Sevilla) edhe nëse Van Dijk rinovon kontratën.

Është sugjeruar se francezi ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh dhe se Sevilla është e hapur t’i dëgjojë ofertat për të për shkak të vështirësive financiare./Telegrafi/

Exit mobile version