Site icon Telegrafi

Liverpooli mbetet pa portier, Klopp konfirmon lëndimin e Adrianit gjatë festimit të Superkupës së Evropës

Jurgen Klopp ka zbuluar se Liverpooli do të duhet të kontrollojë gjendjen e portierit Adrian përpara takimit të së shtunës me Southamptonin.

Adrian u shpall hero i Liverpoolit pasi priti penalltinë e Tammy Abraham dhe siguroi fitoren e Superkupës së UEFA-s për Reds kundër Chelsea të mërkurën në mbrëmje.

Megjithatë, portieri spanjoll thuhet se pësoi një dëmtim të frikshëm gjatë festimeve me tifozët në fushë në Vodafone Arena të Stambollit.

Lexo po ashtu Adrianit iu deshën vetëm nëntë ditë për të fituar trofeun e parë dhe të shpallet hero i Liverpoolit

Klopp konfirmoi gjatë konferencës së tij para-ndeshjes për shtyp të premten në mëngjes se ekipi mjekësor i klubit do të duhet të vlerësojë çështjen e kyçit të këmbës së Adrianit para udhëtimit në St Mary’s.

Sipas gjitha gjasave, Adrian pritet të mungojë në këtë ndeshje, ndërsa rikthimi i tij në skuadër të bëhet me bekimin e stafit mjekësore.

Vendin e portierit pritet të zënë rezervistët Andi Lonergan dhe Caoimhin Kelleher, me të parin që llogaritet si favoritë. /Telegrafi/

Exit mobile version