Liverpooli është duke dhënë spektakël për tifozët e vet në ndeshjen kundër Swansea Cityt.
Ekipi i Jurgen Klopp e ka shënuar edhe golin e tretë dhe të katërt në sfidën që zhvillohet në Anfield.
Trent Alexander-Arnold e shfrytëzoi një top të kthyer, reagoi mirë dhe shënoi një gol të bukur (65′).
Menjëherë pas erdhi goli i katërt dhe e gjitha ishte falë angazhimit të Mohamed Salah.
Mirëpo, ai nuk shënoi vet, por asistoi te Roberto Firmino që e shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje. /Telegrafi/