Andy Robertson mund të largohet nga Liverpooli dhe The Reds tanimë kanë një opsion me të cilin do ta zëvendësojnë skocezin.
CaughtOffside raporton se Liverpool po synon Lewis Hall të Newcastle si një zëvendësues potencial për Andy Robertson sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi 20-vjeçar ka impresionuar në St James’ Park pas një periudhe premtuese në Chelsea.
Sidoqoftë, Liverpool dhe Manchester City përballen me një sfidë me çmimin e kërkuar prej 60 milionë funtesh të Newcastle.
Newcastle janë të vendosur të mbajnë lojtarët e tyre yje, me Hall në qendër të planeve të Eddie Howe.
Një përfundim në top-katërsh do të përcaktojë nëse Magpies mendojnë të shesin. Liverpooli gjithashtu ka opsione të tjera për të majtën, duke përfshirë Milos Kerkez, Antonee Robinson dhe Alvaro Carreras./Telegrafi/