Liverpooli po monitoron nga afër situatën e një mesfushori të njohur dhe mund ta transferojnë atë këtë verë.
Mes kaosit që u shkaktua pas barazimit me rezultat 2-2 ndaj Evertonit, sezoni i parë i Arne Slot me Liverpoolin po del të jetë tejet i suksesshëm.
Teksa po futemi në xhiron e 25-të, ata janë shtatë pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Arsenali.
Por një gjë që nuk shkoi sipas planeve të tyre ishin transferimet e verës që lamë pas.
“]
Përveç transferimit të Federico Chiesas, gjiganti anglez nuk bëri më ndonjë blerje përkundër tentimeve për të nënshkruar me Martin Zubimendin nga Real Sociedadi.
Natyrisht, Ryan Gravenberch ka bërë një hap para në atë pozitë duke dhuruar paraqitje fantastike në mesfushën e Liverpoolit.
Deri më tani ai e ka mbajtur një nivel të lartë të lojës, por ka një rënie të dukshme të kualitetit kur dihet se zëvendësuesi i tij potencial është Wataru Endo.
Si rezultat, Liverpooli raportohet se ka shprehur interesim për të afruar në radhët e veta yllin francez të PSG-së, Warren Zaire-Emery.
‘Të Kuqtë’ kanë qenë në kontakt me agjentin e lojtarit Jorge Mendes, por nënshkrimi me Liverpooli thuhet se është i gatshëm të paguajë çdo gjë që duhet për të siguruar shërbimet e tij, madje duke shkuar mbi shifrën e 65 milionë eurove.
Zaire-Emery e bëri debutimin e tij për ekipin e parë të PSG-së në gusht të vitit 2022 në moshën 16-vjeçare, duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë në histori të klubit që debuton me parisienët./Telegrafi/