Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Newcastle United me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Ligën Premier.
Liverpooli ka arritur të marrë tri pikë të madha te Newcastle, duke luajtur me 10 futbollistë për rreth 70 minuta, pas ndëshkimit të Virgil Van Dijk (28’) me të kuq.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi vendasve, të cilët patën më shumë raste dhe arritën ta shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 25-të dhe ishte Anthony Gordon, i cili shënoi për 1-0 pas një gabimi të Trent Alexander-Arnold.
⏱️ Anthony Gordon's first of the season has us in front at the break!#NEWLIV // #NUFC pic.twitter.com/GgEsJjj5oY
— Newcastle United FC (@NUFC) August 27, 2023
Në pjesën e dytë, përsëri vendasit patën diçka më shumë nga loja, por Jurgen Klopp bëri disa ndryshime që dolën të jenë të frytshme duke gjetur golin e barazimit dhe atë të fitores në minutat shtesë.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 82-të dhe ishte i inkuadruari Darëin Nunez, i cili shënoi për barazimi 1-1, ndërsa i njëjti lojtar shënoi edhe në shtesë pas asistimit të Mohamed Salah duke vulosur fitoren me rezultat 2-1.
GET IN!! ✊🔴 pic.twitter.com/8RuE6PFZXi
— Liverpool FC (@LFC) August 27, 2023
Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e katërt me shtatë pikë, ndërsa Newcastle zë pozitën e 13-të me tri pikë.
Në ndeshjen e ardhshëm, Reds luajnë në shtëpi ndaj Aston Villës, ndërsa Laraskat udhëtojnë te Brightoni. /Telegrafi/
TRENT ALEXANDER ARNOLD WHAT AN ASSIST THAT WAS
ANTHONY GORDON WITH THE GOAL!
1-0 Newcastle https://t.co/jm9ojbd3rs
— ♛Sauce♛ (@Sauce_Monstar) August 27, 2023
https://twitter.com/vartatico/status/1695846709694246984
https://twitter.com/vartatico/status/1695849891434541525