Liverpooli ka marrë fitore të madhe ndaj Arsenalit në kuadër të Kupës FA, duke fituar me rezultat të pastër 0-2.
Ka qenë një pjesë e parë shumë aktive me dy skuadrat që krijuan raste të mira shënimi.
Martin Odegaard i vendasve goditi shtyllën, duke mos arritur të dërgoj në epërsi skuadrën e tij.
Në anën tjetër edhe Liverpooli pati një rast të artë, kur Alexander-Arnold qëlloi shtyllën.
77' – Diaz cuts onto his left foot and forces a great reactive save. From the corner, Jota rattles the bar with a header!
[0-0] | #ARSLIV pic.twitter.com/UlFua445Ft
— Liverpool FC (@LFC) January 7, 2024
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin e bardhë 0-0.
Në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan më shumë raste shënimi pasi dëshironin me çdo kusht fitoren.
Ishte minuta e 80-të kur ndeshja u zhbllokua, pas një harkimi të Alexander-Arnold, ishte mbrojtësi polak i Arsenalit, Jakub Kiwior që e dërgoi topin në rrjetën e tij për t’i dhënë epërsinë mysafirëve 0-1.
INTO THE #EMIRATESFACUP FOURTH ROUND ✊ pic.twitter.com/atxuZQSrZy
— Liverpool FC (@LFC) January 7, 2024
Krejt në fund të ndeshjes, ishte Luiz Diaz që realizoi për rezultatin përfundimtar 0-2.
Me këtë fitore Liverpooli kalon në 1/16 e finales në Kupën FA. /Telegrafi/
https://twitter.com/vartatico/status/1744058860279677030
https://twitter.com/vartatico/status/1744062364423421976