Telegrafi

Liverpooli i bashkohet rivalëve anglezë në garën për transferimin e Demiralit

Klubi anglez, Liverpooli i është bashkuar interesit për mbrojtësin turk të Juventusit, Merih Demiral.

Demiral ka treguar potencial të madh te Juventusi, por nuk ka arritur të bëhet titullar fiks në formacion.

Kjo situatë e tij ka bërë që klubet evropiane të mendojnë transferimin e tij, ndërsa edhe Juventusi do lejonte largimin e tij për një ofertë të duhur.

Sipas mediumit italian TuttoJuve, Liverpooli po shqyrton transferimin e Demiralit në verë.

Reds po mendohen tashmë nëse duhet të provojnë dhe të nënshkruajnë qendërmbrojtësin turk në afatin e radhës.

Evertoni dhe Tottehami po drejtojnë ndjekjen për nënshkrimin e tij, ndërsa ka konkurrencë edhe nga Manchester City.

Është pohuar gjithashtu se ndërsa ka interes të fortë nga e gjithë Evropa për Demiral, asnjë ofertë zyrtare nuk është paraqitur ende. /Telegrafi/