Liverpooli fitoi me rezultat 3-0 ndaj Mariborit në Ligën e Kampionëve në Anfield.
Golat për Reds i shënuan Mohamed Salah (49’) dhe Emre Can (64’) dhe Daniel Sturridge (+90′).
Më i miri në takim ishte Can, por përveç anësorit egjiptian paraqitje të mirë arritën të bëjë edhe Trent Alexander-Arnolld, Albert Moreno dhe Roberto Firmino.
Për mysafirët më i miri ishte Jasmin Handanovic, i cili vlen të theksohet se është kushëri i Samir Handanovicit të Interit.
Pas kësaj fitore Liverpooli vazhdon në pozitën e parë me tetë pikë, ndjekur nga Sevilla me shtatë dhe Spartak Moska me pesë. Maribori renditet e fundit me një pikë.
Në takimin e ardhshëm skuadra e Jurgen Klopp luan ndaj Sevillas. /Telegrafi/